lajmi.net

Messi nuk shitet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka garantuar se klubi asnjëherë nuk do ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Lionel Messi.

Sport

27/01/2015 12:09

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se klubi asnjëherë nuk do ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Lionel Messi.

Ylli argjentinas spekulohet se mund të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni. Mirëpo, Bartomeu ka theksuar se Messi nuk do të lëvizë nga Camp Nou.

“Nuk e kemi ndërmend ta shesim Leon. Mund t’ju garantoj vazhdimin e qëndrimit të Messit edhe për sezonet e ardhshme”, deklaroi Bartomeu.

Ai po ashtu mbështeti trajnerin Luis Enrique, i cili vazhdon të jetë nën presion. 

Messi nuk shitet

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona. Drejtuesit e gjigantit katalan me presidentin Josep Maria Bartomeu nuk e kanë konsideruar fare mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas në fund të këtij sezoni.

Sport

19/04/2014 11:28

Lionel Messi nuk është në shitje, dhe largimi i tij nuk është shqyrtuar asnjëherë nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

E përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ka njoftuar se drejtues të gjigantit katalan kanë mohuar lajmin e publikuar të premten nga AS që sugjeronte se Messi mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni pas mosmarrëveshjeve për vazhdimin e kontratës në Camp Nou.

Mirëpo, Mundo Deportivo ka cituar burime të afërta me klubin që kanë insistuar se presidenti Bartomeu nuk e ka shqyrtuar asnjëherë mundësinë e shitjes së Messit, i cili edhe pse ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit, vazhdon të jetë futbollisti kryesor i ekipit, për më tepër idhull i tifozëve.

Futbollisti po ashtu ndihet i lumtur në klub si dhe familja e tij tashmë ndihet rehat në qytetin katalan.

LM