‘Messi nuk ka qenë kurrë idoli im’

Lojtari i Ajaxit, talenti Davy Klassen ka thënë se Lionel Messi nuk ka qenë kurrë një idol i tij, duke shtuar se ai nuk do të ndërrojë fanellën nëse argjentinasi nuk e kërkon një gjë të tillë.

Sport

21/10/2014 00:56

Mesfushori 21 vjeçar i Ajaxit, Davy Klassen ka thënë se nuk e sheh Messin si shembull dhe nuk është i interesuar ta ndërrojë fanellën me të në ndeshjen e nesërme që zhvillohet në Camp Nou.

“Nëse Lionel Messi nuk kërkon ta ndërrojë fanellën me mua, atëherë as unë nuk do t’i kërkoj atij”, tha Klassen për reporterët.

“Ai është lojtar imirë, por nuk është shembull për mua. Barcelona gjithashtu nuk është skuadra ime favorite. Për mua Ajaxi ka qenë çdo herë numër 1”, përfundoi talenti 21 vjeçar.