Messi nuk i do këta dy lojtarë në skuadrën e Barcelonës

Leo Messi ka filuar të mendoj për largimet që do të ndodhin në verë nga Barcelona.

Sport

12/02/2019 12:59

Leo Messi ka biseduar me Jose Maria Bartomeun për largimet që do të ndodhin në fund të këtij sezoni.

Sipas Don Balon, ylli argjentinas i ka bërë me dije presidentit katalonas se nuk i do dy lojtarë në skuadër, përcjell lajmi.net.

Messi ka kërkuar që Jeison Murillo dhe Kevin Prince Boateng të largohen nga skuadra në afatin e verës.

Argjentinasi është zhgënjyer nga forma e tyre, andaj ka kërkuar nga Bartomeu që t’i shet ata qysh në afatin e verës edhe pse u transferuan në janar te Barcelona. /Lajmi.net/