Messi nuk gjen më mirë se Barcelona

Mesfushori Andres Iniesta thotë se Lionel Messi nuk mund të gjejë një klub më të mirë se Barcelona, por edhe Barcelona nuk mund të gjejë një futbollist më të mirë se sulmuesi argjentinas.

Sport

24/04/2014 19:22

Andres Iniesta ka thënë se Lionel Messi dot dështojë të gjejë një tjetër klub si Barcelona, nëse vendos të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli argjentinas ka përfunduar në qendër të spekulimeve së fundmi rreth ndarjes së tij nga gjiganti katalan.

Mirëpo, Iniesta ka këshilluar bashkëlojtarin e tij që mos të ndërrojë mjedis.

“Klubi nuk do të gjejë kurrë një futbollist si Messi, dhe Messi nuk do të gjejë kurrë një klub si Barcelona. Andaj, shpresoj që ai të përfundojë karrierën në Barcelonë”, deklaroi Iniesta për të përditshmen sportive katalane Sport.

Barcelona ka dështuar në garat më të rëndësishme këtë sezon por Iniesta thotë se filozofia e lojës së ekipit duhet të mbetet e njëjtë.

“Stili nuk është i diskutueshëm, por ju nuk të bëni ndryshime. Liga mbetet shumë e vështirë sepse nuk varet nga ne, por nuk ështëe pamundur”, përfundoi ai.