lajmi.net

Messi nuk është në shitje

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se klubi nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin Lionel Messi.

Sport

20/01/2015 09:55

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se sulmuesi Lionel Messi nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Kreu i gjigantit katalan mohoi spekulimet se ylli argjentinas mund të shitet gjatë verës, duke insistuar se Messi do të mbetet në Camp Nou edhe për shumë vite të tjera.

“Messi është i lumtur në klub. Ka një dëshirë të madhe që t’i fitojë të gjithë titujt këtë vit”, deklaroi Bartomeu për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

“Është duke kaluar një stinor të mrekullueshëm, është lideri i zakonshëm. Do ta mbajmë Messin edhe për shumë vite të tjera, nuk duam ta shesim”, u shpreh kreu i gjigantit katalan. 

Messi nuk është në shitje

Nënkryetari i Barcelonës, Javier Faus, ka insistuar se sulmuesi Lionel Messi nuk është në shitje.

Sport

09/12/2014 10:17

Nënkryetari i Barcelonës, Javier Faus, ka mohuar spekulimet se sulmuesi Lionel Messi mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Ylli argjentinas raportohet se mund të braktisë gjigantin katalan në verën e vitit të ardhshëm.

Mirëpo, Faus ka insistuar se klubi nuk e ka ndërmend ta shesë Messin.

“Nëse dikush paraqet ofertë, është problem i tyre. Mirëpo, futbollist si Messi, Neymar e Suarez, kurrë nuk do të jenë në shitje”, deklaroi Faus për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”. 

LM