Messi niset për në Zurich, ja çfarë shkruan në Facebook

Lionel Messi është nisur drejt Zurichut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ‘Topi i Artë’.

Sport

11/01/2016 13:41

Messi është në mesin e tre finalistëve dhe favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë për vitin 2015.

Argjentinasi tashmë është nisur për në Zurich ku edhe do të mbahet gala mbrëmja e ndarjes së shpërblimeve për të mirët e vitit, përfshirë këtu edhe çmimin kryesor, Topi i Artë.

Për këtë, futbollisti i Barcelonës e ka postuar në Facebook një fotografi, ku shihet në aeroplan duke u nisur drejt vendit ku do të zhvillohet kjo ceremoni, transmeton Zëri.

“Rrugët për Zurich. Topi i Artë”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.