Messi-Neymar, nuk funksionojnë

Johan Cruyff pret që Neymar të ketë vështirësi të luajë së bashku me Lionel Messin në formacionin bazë të Barcelonës. Ylli brazilian vazhdon të jetë në kërkim të golit të parë në La Ligë pas pesë ndeshjes, kurse nuk realizoi as në fitoren 4-0 ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, dhe Cruyff – i cili në…

Sport

22/09/2013 12:06

Johan Cruyff pret që Neymar të ketë vështirësi të luajë së bashku me Lionel Messin në formacionin bazë të Barcelonës.

Ylli brazilian vazhdon të jetë në kërkim të golit të parë në La Ligë pas pesë ndeshjes, kurse nuk realizoi as në fitoren 4-0 ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, dhe Cruyff – i cili në të kaluarën kishte sugjeruar se Messi duhet të shitet për të akomoduar Neymarin – beson se 21-vjeçari nuk po arrin të tregon vlerat e tij për shkak se argjentinasi është në fushë.

“Kurrë nuk kam thënë se Neymar ishte futbollist i keq. Çështja është se si do të përshtatet në ekip”, deklaroi Cruyff për Globoesporte.

“Neymar dhe Messi janë dy futbollistë sulmues, por kjo nënkupton se do të jetë një prej tyre që kryen edhe detyra në mbrojtje. Kjo mund të paraqet problem. Barcelona ka një stil të lojës që nënkupton se futbollistët në krah duhet të punojnë shumë kurse Neymar nuk është punëtor si Pedro ose Tello”, u shpreh 66-vjeçari.

Goli i vetëm i Neymarit deri më tani si futbollist i Barcelonës erdhi në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit. Ai erdhi në Nou Camp gjatë afatit kalimtar të verës për 57 milionë euro.