Messi nesër ka përballë “viktimën” e tij më të madhe (FOTO)

Barcelona do të tentojë t’i afrohet sërish Real Madridit në renditjen tabelare në La Liga.

Sport

18/03/2017 23:35

Për ta bërë këtë, Barcelona duhet së pari ta mposht Valencian, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në ‘Camp Nou’.

Kjo përballje vë Lionel Messin përballë ‘viktimës’ së tij, Diego Alaves.

Alves është portieri që Messi i ka shënuar më së shumti gola, gjithsejtë 19 gola, që lë pas Gorka Iraizoz me 18 gola dhe Iker Casillas me 17 gola./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6