Messi nënshkruan kontratë të re me Barcën, i lejohet edhe largimi me këtë kusht

Lionel Messi do të rinovojë edhe për një vit kontratën me Barcelonën, në të cilën do të ketë një klauzolë që i lejon largimin nga Barcelona.

Sport

13/10/2018 08:22

Barcelona ka përgatitur një kontratë të re për yllin e skuadrës së tyre, Lionel Messi.

‘MundoDeportivo’ raporton se katalanët kanë vendosur t’i rinovojnë edhe për një vit kontratën e Lionel Messit, e cila përfundon në vitin 2021.

Në kontratën e re, pritet të përfshihet edhe një klauzolë specifike, që i jep mundësinë Messit të largohet nga Barcelona, por jo drejt ndonjë skuadre të madhe.

Kjo do të jetë hera e gjashtë që Messi nënshkruan kontratë me Barcelonën, pas asaj të parës në vitin 2005.

Herën e fundit kur Barca dhe Messi nënshkruan një kontratë, ishte viti 2017 ku pesë herë fituesit të Topit të Artë i është vendosur një klauzolë largimi prej 700 milionë euro./Lajmi.net/