Messi në rrezik, ja çfarë mund të bëjë Ronaldo në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo paraqet rrezik për Leo Messin.

Sport

05/12/2017 07:16

Një xhiro para mbylljes së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo mund ta thyejë një rekord të rivalit të tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Ylli portugez është duke shkuar rrugës për t’u bërë golashënuesi më i mirë i fazës së grupeve në histori të garës, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Messi ka 60 gola, por Ronaldo i qëndron më pas me 59.

Mbetet të shihet nëse shifrat do të ndryshojnë në duelet e fundit të fazës së grupeve. /Lajmi.net/