Messi në Real Madrid?

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez thotë se Lionel Messi nuk ndihet i vlerësuar sa duhet nga Barcelona dhe mund të ndodh që të transferohet në Santiago Bernabeu. 

Sport

23/04/2014 18:45

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të transferohet tek rivali kryesor nga Santiago Bernabeu.

Lëvizjet mes klubeve janë të rralla ku Javier Saviola është futbollisti i vetëm që u transferua nga njëra anë tek tjetra në 14 vjetët e fundit kur u largua nga Barcelona drejt Realit më 2007.

Sanchez, i cili shkëlqeu në sulm për Los Blancos mes 1985 dhe 1992, dyshon se argjentinasi është i kënaqur me kontratën aktuale, që është e paraparë të skadojë më 2018, dhe ka një dëmshpërblim prej mbi 200 milionë eurosh.

“Messi nuk ndihet i vlerësuar sa duhet nga Barcelona me kontratën e tij dhe ata duhet të jenë të kujdesshëm”, deklaroi ai për Bein Sport. “Nëse Barcelona është e pakujdesshme, e shoh Real Madridin duke e transferuar atë”, shtoi ai.

Messi është anëtar i Barcelonës nga viti 2000 dhe ka fituar katër herë me radhë Topin e Artë.