Messi në pushime, këto fotografi i gëzojnë tifozët e Barcelonës

Lionel Messi duket në formë të shkëlqyeshme fizike gjatë pushimeve me familjen në Ibiza.

Sport

18/07/2018 07:27

Lionel Messi gjendet në pushime të verës me familjen pas pjesëmarrjes në Kampionatin botëror 2018 me Argjentinën.

Sulmuesi i Barcelonës duket se po shijon ditë të lumtura pranë familjes së tij në Ibiza pas aventurës së dobët të garës së madhe në Rusi.

Por, “Sport” në numrin e sotëm ka publikuar fotografi ku Messi shihet në gjendje shumë të mirë fizike, përcjell “lajmi.net”.

Forma e mirë fizike e Messit është lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, para fillimit të sezonit të ri. /Lajmi.net/