Messi në gjyq

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, së bashku me babanë e tij, duhet të përgjigjen para gjykatës ndaj akuzave për evazion fiskal.

Sport

03/10/2014 16:17

Lionel Messi do të gjykohet për evazion fiskal.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se Gjykata ka refuzuar ankesën e paraqitur nga mbrojtësit e sulmuesit të Barcelonës, andaj ylli argjentinas duhet të përgjigjet ndaj akuzave për evazion fiskal ku është i përfshirë edhe babai i tij.

Barcelona do të shpresojë se rasti në fjalë nuk do të ndikojë tek sulmuesi i cili e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri ku me golat dhe asistimet e tij ka udhëhequr Barcelonën drejt kreut të tabelës në La Ligë.