Messi në Chelsea? Përgjigjet Fabregas

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas, ka insistuar se nuk është duke bërë përpjekje të bind sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, të transferohet në Stamford Bridge.

Sport

09/01/2015 09:22

Cesc Fabregas ka mohuar sugjerimet se është në përpjekje të bind Lionel Messin të largohet nga Barcelona duke iu bashkuar atij në Chelsea.

Reprezentuesi argjentinas spekulohet me largim nga Camp Nou në fund të këtij sezoni ndërsa Blues janë përmendur në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Por, Fabregas insistoi se ai nuk ka kontaktuar me ish bashkëlojtarin e tij rreth mundësisë së transferimit në Stamford Bridge.

“Situata e tij është paraqitur si më e keqe nga ajo që është në të vërtetë. Messi është i lumtur në Barcelonë dhe klubi është i lumtur me të”, deklaroi Fabregas për “Onda Cero”.

“Ndihem keq kur njerëzit thonë se jam duke u munduar të bindi Messin t’i bashkohet Chelseas. Qfarë mendojnë ata se unë mund të diskutoj kontrata? Jam vetëm një futbollist”, u shpreh ai.