Messi në Chelsea? E pamundur

Asistenti i Jose Mourinhos në Chelsea, Steve Holland, ka insistuar se klubi londinez e ka të pamundur të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

09/01/2015 15:58

Asistenti i Jose Mourinhos në Chelsea, Steve Holland, ka përjashtuar mundësinë që klubi të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli argjentinas spekulohet se mund të largohet nga Camp Nou në fund të këtij sezoni dhe Blues janë përmendur në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Por, Holland ka insistuar se Chelsea nuk do të bëjë përpjekje për blerjen e Messit.

“Transferimi i Messit, me normën e Fair-Playt Financiar, është krejtësisht i pamundur”, deklaroi Holland.