Messi ndryshon rolin, nuk është më sulmues

Barcelona po ndjen një boshllëk të madh në mesfushë dhe duke parë aftësitë e Messit ai duket si zëvendësuesi ideal i Iniestas.

Sport

17/08/2018 11:18

Lionel Messi ka gjasa që në sezonin e ri të La Ligas të mos luaj më në rolin e sulmuesit të krahut, por si mesfushorë-sulmues.

Që nga largimi i Iniestas, Barcelona po ndjen një boshllëk të madh në mesfushë dhe duke parë aftësitë e Messit ai duket si zëvendësuesi ideal i Iniestas.

Këtë e ka pohuar edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ku ka pohuar se është një avantazh i madh që argjentinasin mund ta vendos në çdo pozitë të fushës.

“Është e mundur. Ne e dimë tendencën e tij për t’u tërhequr dhe të marrë topin në mesfushë. Nëse Messi luan jashtë ose në mes, është gjithnjë një avantazh për ne. Kjo është se si kemi filluar përpara sezonin e ri, ne do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha trajneri spanjoll.

Ai më tutje foli edhe rreth trasnferimit të Arturo Vidalit, i cili me sa duhet nuk është i gatshëm të startojë që nga minuta e parë, transmeton “Albeu”.

“Të gjithë lojtarët shpresojnë të sigurojnë një vend në ekipin e parë. Ai ka qenë jashtë veprimit për një kohë, ndërkohë pas shërimit po mundohet të rimerr formën dhe të gjen vendin në formacionin bazë”, tha ai.