Messi na mungon gjithmonë

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka pranuar se skuadrës së tij i mungon Lionel Messi, pavarësisht se Neymar shënoi të dy golat në fitoren 2:1 ndaj Villarrealit të shtunën. Braziliani realizoi një herë nga penalltia dhe të dytin nga loja, pas një ore, derisa gjiganti katalan mori pikët e plota, pas barazimit të përkohshëm të…

Sport

15/12/2013 08:00

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka pranuar se skuadrës së tij i mungon Lionel Messi, pavarësisht se Neymar shënoi të dy golat në fitoren 2:1 ndaj Villarrealit të shtunën.

Braziliani realizoi një herë nga penalltia dhe të dytin nga loja, pas një ore, derisa gjiganti katalan mori pikët e plota, pas barazimit të përkohshëm të mysafirëve me golin nga Mateo Musaccio.

Por, edhe pse gjatë mungesës së Messit të lënduar, Neymar dhe futbollistë të tjerë përfshirë Alexis Sanchezin kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre, Martino u ankua për mungesën e bashkëkombësit të tij i cili nuk do të jetë në dispozicion deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“Humbje ose fitore, neve gjithmonë na mungon Messi. Ai është futbollisti më i mirë në botë. Me të, ne do të luanim më mirë në këtë takim”, deklaroi Martino pas ndeshjes.

“Përgatitja për ndeshjen me Gatefen pa Messin dhe Neymarin (e suspenduar)? Do të na mungojë më i miri në botë dhe një tjetër që është në mesin e pesë më të mirëve, por duhet të fitojmë edhe me të tjerët”, u shpreh ai.