Messi mungon dy-tri javë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të mungojë deri në tri javë pas dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë në fitoren 2-0 ndaj Almerias të shtunën. Lëndimi i futbollistit më të mirë në botë e pamundëson atë të luajë kundër Celticut në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën. Messi, 26-vjeç, shënoi njërin prej…

Sport

29/09/2013 14:24

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të mungojë deri në tri javë pas dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë në fitoren 2-0 ndaj Almerias të shtunën.

Lëndimi i futbollistit më të mirë në botë e pamundëson atë të luajë kundër Celticut në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën. Messi, 26-vjeç, shënoi njërin prej golave të Barcelonës që realizoi fitoren e shtatë rekorde pas shtatë xhirosh në La Ligë.

Ky është dëmtimi i dytë i argjentinasit këtë stinor pasi mungoi një takim të mëhershëm për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Ai po ashtu mungoi në duele të ndryshme në fund të edicionit të kaluar, për shkak të lëndimit.

Përveç Celticut, Messi nuk do të jetë në dispozicion as për dy ndeshje të La Ligës kundër Valladolidit dhe Osasunës.