“Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare”

Xavi Hernandez beson se Lionel Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

Sport

01/11/2018 13:01

Ish kapiteni i Barcelonës ka shënuar sukseset më të mëdha në karrierë me Lionel Messin bashkëlojtar te skuadra nga ‘Camp Nou’.

Xavi që tani paraqitet në Katar se Al Sadd, ka thënë se Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

““Ndonjëherë mendoj se ai mund të luajë derisa të jetë 38, 39 ose 40 vjeç. Ai ka shumë pak nevojë për ta bërë këtë”, ka thënë fillimisht Xavi për Catalunya Radio, përcjell ‘lajmi.net’.

“Çfarë humb kur të plakesh? Ritmi apo çfarë? Ai nuk do të humbasë shpejtësinë e tij mendore. Messi është i pakrahasueshëm”.

Messi aktualisht është 31 vjeçar, dhe gjatë karrierës së tij ka fituar pesë herë Topin e Artë./Lajmi.net/