Messi, ‘mësues’ për Ajaxin

Lionel Messi realizoi het-trik në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Ajax Amsterdamit 4-0 në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Ylli argjentinas iu kundërpërgjigj rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tri herë kundër Galatasarayt mbrëmë. Messi e nisi serinë e golave për gjigantin katalan në minutën e…

Sport

18/09/2013 21:41

Lionel Messi realizoi het-trik në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Ajax Amsterdamit 4-0 në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas iu kundërpërgjigj rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tri herë kundër Galatasarayt mbrëmë.

Messi e nisi serinë e golave për gjigantin katalan në minutën e 22-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Kurse, e dyta ishte dukshëm më energjike edhe pse bilanci mbeti i njëjtë, vendasit dominuan plotësisht kundër ‘nxënësve’ nga Amsterdami.

Messi realizoi sërish në minutën e 55-të, kurse Gerard Pique shënoi për 3-0 në minutën e 69-të. Messi e kompletoi het-trikun 15 minuta para fundit, kurse Sigthorsson dështoi të realizojë golin e nderit për mysafirët pasi humbi penalltinë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Milan mposhti Celticun 2-0 falë golave nga Christian Zapata dhe Sulley Muntari.

Barcelona – Ajax 4:0

Milan – Celtic 2:0