Messi: Më vjen turp!

Lionel Messi ka thënë se ishte plotësisht vendim i gabuar dhe jo i menduar mirë, pasi ajo gjë ka ndikuar edhe tek bashkëlojtarët e tij.

Sport

16/05/2018 09:51

Lionel Messi ka folur për vendimin që e mori dy vite më parë që u tërhoq nga Argjentina.

Ylli i Barcelonës ka thënë se ishte plotësisht vendim i gabuar dhe jo i menduar mirë, pasi ajo gjë ka ndikuar edhe tek bashkëlojtarët e tij.

“Më vjen turp për atë vendim të ngutur që e bëra për tu larguar nga kombëtarja”, ka thënë Messi.

“Së pari ishte një ndjenjë e keqe për të gjithë vendasit e mi, për bashkëlojtarët dhe për futbolldashësit, por që unë jam penduar nga ai vendim i ngutur”.

“Ne kemi humbur tri finale të mëdha, e që në këtë Kupë të Botës, duam që së paku të shkojmë në çerekfinale, e pse edhe të mos e fitojmë”, transmeton “Albeu”.

“Nuk dua që ta fitoj për veten time dhe të jem më i miri në histori, por ta fitoj për vendin tim, për shokët e skuadrës, për të gjithë ata që na ofruar mbështetje çdo herë”, ka thënë Messi më tej.