Messi: Më shumë konkurrencë se kurrë në La Liga

Lionel Messi së fundmi ka fituar edhe një çmim individual – “Pichichi”.

Sport

12/11/2018 17:26

E gjithë kjo ceremoni u organizua nga “Marca”, pas së cilës argjentinasi foli edhe disa fjalë.

“Liga është më konkurruese se kurrë. Asgjë nuk është e lehtë dhe secili mposhtë secilin dhe shpresojë që kjo situatë të vazhdojë kështu” ka thënë 10-shi i Barcelonës për “Marca”, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Messi ka fituar “Pichichin” për të pestën herë.  Ai realizoi plot 34 gola për të arritur tek ky trofe.

Messi u rikthye në fushë për ndeshjen ndaj Betis, pasi më herët u përball me një lëndim në dorën e djathtë. /Lajmi.net/