Messi me shokë, show në stërvitje

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi së bashku me Javier Mascheranon e Dani Alvesin kanë zhvilluar një lojë interesante në stërvitje duke treguar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme teknike.

Sport

09/09/2014 13:01

Lionel Messi vazhdon të stërvitet në Barcelonë në përpjekje për t’u rikuperuar nga një lëndim dhe të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të La Ligës kundër Athletic Bilbaos të shtunën.

Dhe, ylli argjentinas ka treguar se është në rrugë të mirë drejt rikuperimit nga dëmtimi, duke shfaqur disa veprime të jashtëzakonshme në stërvitje.

I shoqëruar nga Javier Mascherano e Dani Alves, Messi së bashku me ta bëri një lojë interesante duke ecur me topin dhe në fund me detyrë për të qëlluar që ishte i vendosur jashtë fushës.

Rezultati i tyre ishte mbresëlënës.