lajmi.net

Messi, më i miri në histori

Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Për këtë është i bindur bashkëlojtari i tij i ri, Ivan Rakitic, sipas së cilit, nuk ka lojtar më të mirë në histori të futbollit sesa ylli argjentinas.

Sport

28/08/2014 17:04

Lionel Messi është futbollisti më i mirë në bistori, jo vetëm në futbollin modern. Kështu mendon bashkëlojtari i tij, Ivan Rakitic.

Përfaqësuesi kroat e ka përshkruar yllin argjentinas si një ‘mrekulli’, në nismë të sezonit të ri në La Liga, ndërsa mendon se nuk ka parë kurrë ndonjëherë lojtar më të mirë sesa katër herë fituesi i Topit të Artë.

“Ekipi është brilant, i jashtëzakonshëm. Ne nuk duhet të relaksohemi dhe ta shijojmë këtë moment”, deklaroi 26 vjeçari.

“Unë gjithmonë e shoh Messin në më të mirën e tij, nuk ka nevojë të flitet shumë për të. Ai është më i miri në botë dhe më i miri në histori të futbollit”, deklaroi ish futbollisti i Sevillas.

Messi, më i miri në histori

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori edhe nëse nuk fiton Kampionatin botëror me Argjentinën. 26-vjeçari vazhdimisht ka theksuar se ëndërron të triumfojë në Botërorin 2014 në Brazil, pasi shpeshherë është kritikuar për paraqitjet e tij në ekipin Kombëtar. Por, Milito beson se Messi nuk…

Sport

20/09/2013 13:01

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori edhe nëse nuk fiton Kampionatin botëror me Argjentinën.

26-vjeçari vazhdimisht ka theksuar se ëndërron të triumfojë në Botërorin 2014 në Brazil, pasi shpeshherë është kritikuar për paraqitjet e tij në ekipin Kombëtar.

Por, Milito beson se Messi nuk ka nevojë për sukses ndërkombëtar në mënyrë që të konsiderohet më i miri në histori.

“Nuk më duket e drejtë që duhet të fitoni një Kampionat botëror për tu konsideruar si më i miri i të gjitha kohërave”, deklaroi Milito për RAC1.

“Thjesht nuk mund të imagjinoj se do të jetë një tjetër futbollist që do të bëjë atë që ka bërë Leo”, shtoi ai. Messi ka shfaqur formë të jashtëzakonshme në javët e para të sezonit 2013-14 duke shënuar nëntë gola në nëntë paraqitje për Barcelonën.

LM