Messi, më i miri në botë

Gonzalo Higuain nuk ka dyshime. Ai thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe thekson se Argjentina është me fat që e ka në ekip.

Sport

10/06/2014 10:07

Sulmuesi Gonzalo Higuain ka thënë se Argjentina duhet të konsiderohet me fat që në radhët e saj ka një futbollist të madh si Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës do të jetë futbollisti kryesor i Argjentinës në Kampionatin botëror në Brazil dhe Higuain nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për bashkëlojtarin e tij.

“Messi është lider”, deklaroi anëtari i Napolit për mediet argjentinase.

“Jemi me fat që mund të llogarisim në futbollistin më të mirë në botë. Unë ndihem i befasuar kur stërvitem së bashku me të. Është një privilegj i madh. Është një futbollist shembull. Flet atë që duhet, dhe transmeton njohurinë e tij”, shtoi ai.

Higuain beson se Argjentina ka kualitete të nevojshme për të luftuar për titullin e kampionit në Brazil.

\”Duhet të luftojmë për titullin e kampionit, kjo është ëndrra e të gjithëve”, përfundoi ai.