lajmi.net

‘Messi, më i miri i të gjitha kohërave’

Ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka thënë se superylli i kësaj skuadre, Lionel Messi është lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë historia e futbollit.

Sport

24/12/2014 15:15

Lionel Messi do të njihet si lojtari më i mirë në historinë e futbollit, me gjitha ato gjërat që ka bërë në këtë sport, gjithnjë sipas sulmuesit, David Villa.

“Unë kam folur për Messin për një kohë të gjatë dhe të vazhdoj të flas përsëri për të”, tha David Villa.

“Për mendimin tim, lojtari më i mirë në botë është Lionel Messi, pavarësisht nëse shënon më shumë gola apo jo, sepse unë kurë nuk kam parë dikë tjetër të bëj atë që ka bërë Messi në fushën e lojës”.

“Ai është më i miri në historinë e futbollit sepse është shumë unik dhe ende nuk e kam parë dikë që mund të barazohet me Messin”, përfundoi sulmuesi spanjoll.

‘Messi, më i miri i të gjitha kohërave’

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka thënë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave.

Sport

08/12/2014 19:15

Busquets ka thënë se Messi është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave në futboll, me argjentinasin i cili ka qenë në maje për një kohë të gjatë.

“Padyshim, Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll”, tha Busquets për faqen zyrtare të skuadrës së tij.

“Unë nuk kam jetuar në kohën e 50 apo 100 viteve më parë, por, unë mendoj se Messi ka një talent të dukshëm pasi ka thyer rekorde dhe ka të tjera që do ti thej”.

“Është e pamundur të mendohet se ka ndonjë lojtarë që ka qenë më i talentuar se Messi”, përfundoi mesfushori spanjoll.

‘Messi, më i miri i të gjitha kohërave’

Ish-mesfushori kroat, Robert Prosinecki beson se gjatë periodës së viteve 2010-2013 Messi ka luajtur në një nivel në të cilin nuk e ka bërë askush më parë.

Sport

02/11/2014 14:00

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Barcelonës, Robert Prosinecki ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, duke marrë parasysh tre sezonet në të cilat ai ka qenë në një nivel të pabesueshëm.

“Për mendimin tim, Messi është numri 1. Në rregull, sezoni i fundit nuk ishte shumë i mirë për të, por në tre sezonet tjera, ai ka luajtur në një nivel në të cilin nuk ka luajtur askush deri tani”, tha ish-mesfushori i Real Madridit dhe Barcelonës për Jutarnji List.

Përndryshe, Prosinecki ka fituar Topin e Artë në Kupën e Botës, pasi ishte lider duke e dërguar Kombëtaren e tij në finale ku është mposhtur në vazhdime nga Gjermania me rezultat 1-0.

LM