Messi lë mbrapa Cristianon, Pelen e Maradonan, shikoni statistikat

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Diego Maradona e Pele janë padyshim lojtarët më të mirë që njeh historia e futbollit.

Sport

15/10/2018 17:08

Dikush preferon Messin dikush Ronaldon e dikush lojtarët e të kaluarës. Se cili është më i miri, përgjigje nuk ka. Zgjedhja e secilit bëhet nga mënyra se si e shohim futbollin, shkruan lajmi.net.

Por, është një statistikë në të cilën Messi i lë mbrapa tre të tjerët.

Është fjala për numrin e realizuar të golave deri në moshën 31 vjeçare.

Më së shumti gola regjistron Messi (617), i ndjekur nga CR7 me 553. Pas tyre vie braziliani Pele me 535 dhe Maradona me 349.

Statistika të mrekullueshme nga të katër lojtarët. /Lajmi.net/