Messi, lajm i keq për Milanin

Sikur nuk mjaftojnë mungesat e shumta nga numri i madh i futbollistëve të lënduar, si dhe kriza e rezultateve në Serie A, lajmet e këqija për Milanin nuk kanë të ndalur. Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të rikthehet nga lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë…

Sport

09/10/2013 17:00

Sikur nuk mjaftojnë mungesat e shumta nga numri i madh i futbollistëve të lënduar, si dhe kriza e rezultateve në Serie A, lajmet e këqija për Milanin nuk kanë të ndalur.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të rikthehet nga lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë pikërisht për duelin kundër Rossonerëve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas thuhet se do të rikthehet në dispozicion për duelin e 19 tetorit kundër Osasunës në kuadër të La Ligës por trajneri Gerardo Martino pret që Messi të jetë në top-formë për ballafaqimin kundër Milanit në San Siro në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Messi pritet të luajë si titullar së bashku me Neymarin kurse Alexis Sanchez dhe Pedro do të jenë në garë për fanellën e tretë të sulmit.