Messi: Ky futbollist e meritoi të ishte në vend të Ronaldos

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se bashkëlojtari i tij Luis Suarez është dashur të ishte në mesin e finalistëve në garë për Topin e Artë.

Sport

01/12/2015 09:58

Lionel Messi ka thënë se bashkëlojtari i tij Luis Suarez është dashur të ishte në mesin e finalistëve në garë për Topin e Artë.

Sulmuesi i Barcelonës ka theksuar se rivali nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo e meritoi të ishte finalist, por do të dëshironte që ta shihte Suarezin në vend të tij.

“Do të më pëlqente që në podium të isha me Neymarin dhe Suarezin”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Luis e meritoi, por edhe Cristiano po ashtu. Do të kalojmë mirë në gala mbrëmjen e FIFA-s”, theksoi Messi.