Messi: Ky ishte trajneri më i rëndësishëm në karrierën time

Lionel Messi e ka treguar trajnerin që i ka ndihmuar më së shumti për tu ngritur si futbollist gjatë karrierës.

Sport

27/03/2016 20:20

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se Frank Rijkaard ka qenë trajneri më i rëndësishëm në karrierën e tij.

Pikërisht nën trajnerin holandez, sulmuesi argjentinas kishte debutuar te katalunasit në vitin 2004.

“E vërteta është se të gjithë trajnerët që kam pasur që prej kur kam ardhur në Primera Divizion më kanë mësuar diçka. Por më i rëndësishmi në karrierën time ishte Rijkaard”, u shpreh Messi.

“Nëse ai nuk do të më kishte besuar dhe nuk do të më përfshinte në ekipin e parë, fillimisht për tu stërvitur e më pas për të luajtur, ndoshta nuk do t’ia dilja asnjëherë”, shtoi fubollisti më i mirë në botë.

“E kam thënë gjithmonë që për mua ai ka qenë një person i rëndësishëm, sepse kishte besim te unë, më futi në lojë në kohën e duhur, më mori për të luajtur në ekipin e parë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”,  tha Messi.