Messi: Ky është borxhi i futbollit për mua dhe Argjentinën – Lajmi.net
Messi: Ky është borxhi i futbollit për mua dhe Argjentinën
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 15:49, 13 December 2017
Në një intervistë dhënë për FIFA-n, Lionel Messi ka folur për tema të ndryshme.

“Sampaoli me ka thënë se futbolli më ka borxh një Kupë Bote dhe shpresoj që këtë borxh ta lajë në Rusi”. Lionel Messi beson verbërisht te suksesi në Botërorin e Vitit 2018 pas dështimit në finalen e Brazilit kundër Gjermanisë.

Në një intervistë dhënë për FIFA-n, ylli bardhekaltër ndalet gjatë edhe te faza eliminatore duke theksuar se Argjentina nuk e meritonte të qëndronte jashtë Botërorit dhe transferta e Ekuadorit ishte shumë e tensionuar edhe pse ai arriti të shënonte tre gola, duke marrë për dore Argjentinën.

“Mungesa e kualifikimit do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën dhe mua në nivelin personal por edhe për popullin argjentinas pasi do të kishim prekur fundin. Gjithsesi tashmë ajo pjesë ka kaluar dhe për mënyrën se si shkuan gjërat, ajo ishte një ndeshje shumë e veçantë”, shton Messi.

Në fund të intervistës, ai ndalet edhe te finalja e humbur 3 vjet më parë duke theksuar se ajo do të mbetet një plagë e hapur edhe pse në Brazil, Argjentina zhvilloi një turne pozitiv deri në 90 minutëshin e fundit.

Fjalët kyçe: Lionel Messi

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels