Messi i kundërpërgjigjet Ronaldos

Do të shijoni ushqimin e preferuar të Lionel Messit?- Tashmë të gjithë mund ta kenë shansin.

Sport

26/07/2016 09:29

Ylli i Barcelonës i ka suprizuar të gjithë duke hapur një restorant në qendër të Barcelonës ku ndër ushqimet e ndryshme do të gjejnë edhe ushqimin e preferuar të argjentinasit.

Restoranti mban emrin ‘El Bellavista del Jardin del Norte ” dhe do të menaxhohet nga dy vëllezërit e yllit të Barcelonës.

Për vetëm 10.50 euro (8.77 GBP), klientët mund të shijojnë ushqimin e preferuar të Messit që quhet “Caballo Milanesa” mish viçi me bukë të shoqëruar me djathë dhe domate salcë, një pjatë me ndikime të forta nga kuzhina italiane.

Lokali është në pronësi të vëllait të futbollistit, Rodrigo dhe mund të gjenden në rrugën me numër 86 në “Enric Granados”, rrugë në afërsi të qendër të qytetit Barcelonës.

Ky restonant ka një 1000-metra katrore kopsht dhe është rezultat i një bashkëpunimi në mes Messit dhe vëllezërve Iglesias që administrojnë restorante të njohur në zonë.

Sipas raporteve lokale, restoranti është një kujtim për jetën në Rosario ku Leo Messi u rrit dhe për herë të parë  filloi të luajë futboll para se të shkonte për tu trajnuar në Barcelonë në moshën 13-vjeçare.

Restoranti synon të bëhet një hapësirë të rëndësishme në lagje dhe do të shërbejnë mëngjes, drekë dhe darkë, me disa snacks, dhe një shumëllojshmëri të alkoolit në menu.