Messi: Kjo gjë po më befason mua

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Sport

19/03/2018 16:48

Paraqitjet e tij me Barcelonën, dhe gjithë ajo që i ka dhënë ky njeri futbollit, ka bërë që të gëzojë respekt të madh në gjithë botën, nga të gjithë tifozët.

Këtë e ka pranuar vetë argjentinasi gjatë një interviste për mediet amerikane, duke thënë se shumë njerëz dëshirojnë që ai të fitojë më në fund një Kupë të Botës.

Në vitin 2014, Argjentina dhe Messi humbën finalen e Kupës së Botës duke u mposhtur 1:0 nga Gjermania.

“Kam parë njerëz gjithandej që dëshirojnë që të kem një garë të mirë në Kupën e Botës, ka një dëshirë të madhe që unë ta fitoj atë”, ka deklaruar Messi.

“E vërteta është se kjo gjë më ka goditur mua, se në çdo pjesë të botës janë duke pritur që Argjentina të bëhet kampione dhe ajo kupë të më dhurohet mua, është diçka e jashtëzakonshme”, ka shtuar ai./Lajmi.net/