Messi: Këto janë ekipet favorite në “Kampionatin botëror 2018”

Lionel Messi ka parashikuar favoritët e Botërorit 2018.

Sport

03/04/2018 07:57

Lionel Messi ka dhënë një intervistë për mediat argjentinase, ku ka folur për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, ndërsa nuk e ka fshehur se synon triumfin me Argjentinën. 5 herë fituesi i Topit të Artë pranon se gara për të ngritur Kupën e Botës nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa nxori edhe emrat e 3 skuadrave favorite.

“Synimi jonë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. E dimë shumë mirë që për ta arritur, duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje, njëkohësisht shpresojmë që këtë herë të fitojmë, ndryshe nga finalja e Brazilit. Personalisht mendoj se 3 kombëtaret favorite për ta fituar kompeticionin, janë Spanja, Brazili dhe Gjermania”, tha argjentinasi.

Përsa i përket të ardhmes, Messi dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit edhe për shumë vite, ndërsa thotë se e mendon ende të largët, datën e tërheqjes nga ky sport.

“Jam i vetëdijshëm që një ditë do të më duhet të largohem nga ky sport, por deri sa të mbërrijë ky moment, dëshiroj të vazhdoj të luajë dhe të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur”, u shpreh Messi.