Messi: Kam ëndërruar të luaj në La Liga

Katër herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe kur ishte fëmijë. Ai ka thënë se çdo herë ka dashur që të luante në La Liga, dhe ka punuar shumë për një gjë të tillë.

Sport

08/09/2014 17:50

Messi momentalisht konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai ka folur pak për të kaluarën e tij dhe kohën kur ishte fëmijë.

“Çdo herë kam ëndërruar, që kur isha fëmijë, që të luaja në La Liga. Çdo herë kam dashur të jem profesionist”.

“Pasi arrita këtu gjithçka ndryshoi, gjërat u vështirësuan, por ëndërrat e mia ishin të njëjta: Të jem i sukseshëm dhe të luaj për ekipin e parë të Barcelonës në La Liga”.

Messi tashmë ka arritur shumë suksese në karierën e tij si futbollist professional, pasi ka fituar shumë tituj personal. Nga shumë ekspert të futbollit, ai konsiderohet si lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti.