Messi ka shënuar më shumë se sulmuesit e Realit

Lionel Messi po kalon në një formë shumë të mirë në vitin 2015, pasi ka arritur të shënojë më shumë gola sesa tre sulmuesit kryesor të Real Madridit.

Sport

28/02/2015 21:04

Messi është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme së fundmi, më saktësisht gjatë vitit 2015.

Ai ka arritur të shënojë më shumë gola sesa tri sulmuesit e skuadrës së Real Madridit, Ronaldo, Benzema dhe Bale.

Argjentinasi ka shënuar plotë 15 gola, teksa tre sulmuesit e Real Madridit deri tani në vitin 2015 kanë shënuar vetëm 14 gola.