Messi ka një sëmundje!

Lionel Messi mungoi në festën e Barcelonës pas triumfit në Copa del Rey. Ai është i sëmurë.

Sport

24/05/2016 12:15

Lionel Messi nuk mori pjesë në festën e Barcelonës pas triumfit në Copa del Rey.

Sulmuesi luajti në finalen kundër Sevillas të fituar nga gjiganti katalan me rezultat 2:0 në stadiumin “Vicente Calderon” në Madrid.

Mirëpo, për shkak të një sëmundje ai mungoi në festën pas takimit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Madje, Messi thuhet se luajti ndaj Sevillas përkundër problemit që kishte. Por, reprezentuesi argjentinas nuk ishte futbollisti i vetëm që mungoi në festën e klubit, përcjell “Lajmi.net”.

Njësoj sikurse Messi, munguan edhe Arda Turan, Rafinha dhe Thomas Vermaelen. Triumfi në Copa del Rey ishte i dyti i ekipit të trajnerit Luis Enrique gjatë këtij sezoni, pas atij në La Ligë.

Si zakonisht, Messi ishte një prej futbollistëve që luajtën rolin më të rëndësishëm në rrugëtimin drejt triumfit në La Ligë dhe Copa del Rey.