Messi ka një mesazh për Interin dhe Milanin

Lionel Messi ka theksuar se dy skuadrat milaneze duhet të rikthehen në garën elite evropiane për klube.

Sport

25/11/2017 08:44

Lionel Messi ka thënë se Inter dhe Milan i mungojnë Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Barcelonës ka theksuar se dy skuadrat milaneze duhet të rikthehen në garën elite evropiane për klube.

“Milan e Inter ka kohë që nuk janë në Ligën e Kampionëve. Ato i mungojnë garës”, deklaroi Messi, përcjell “lajmi.net”.

“Futbolli italian i viteve të fundit nuk është më i njëjtë. E besoj se kjo ka ndikuar edhe me mos kualifikimin në Kampionatin botëror”, u shpreh ai. /Lajmi.net/