Messi ka një lajm të keq për Ronaldon pas humbjes nga Real Betis

Lionel Messi paraqet kërcënim serioz për Cristiano Ronaldon në garë për "Topin e Artë.

Sport

21/09/2017 09:10

Cristiano Ronaldo u rikthye nga suspendimi në ekipin e Real Madridit.

Por, as paraqitja e tij nuk i mjaftoi skuadrës madrilene që u mposht me rezultat 0:1 nga Real Betis në La Ligë, të mërkurën.

Kurse, Lionel Messi ka shkëlqyer te Barcelona duke realizuar katër gola në fitoren 6:1 ndaj Eibarit.

“Mundo Deportivo” shkruan se kjo së bashku me paraqitjet e tjera të mira të argjentinasit ka përcorucar kandidaturën e tij për “Topin e Artë”, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo konsiderohet si favorit por Messi është duke e ngushtuar disavantazhin me paraqitjet fantastike dhe golat e realizuar gjatë këtij stinori. /Lajmi.net/