Messi – Juventus, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Torino

Lionel Messi ende nuk ka realizuar gol në udhëtim te skuadra kampione nga Serie A.

Sport

22/11/2017 09:43

Lionel Messi ka një bilanc negativ në ndeshjet kundër Juventusit në Torino.

Sulmuesi i Barcelonës ende nuk ka realizuar gol në udhëtim te skuadra kampione nga Serie A.

Sonte ka një mundësi të re në duelin e skuadrave në xhiron e parafundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Messi realizoi dy golat e tij të parë kundër Juventusit në fitoren 3:0 në ndeshjen e parë të skuadrave në Camp Nou. /Lajmi.net/