Messi? Jo, Ronaldo

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka theksuar se do të refuzonte mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi për shkak se në skuadër ka Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të deritashme këtë edicion për klubin dhe Kombëtaren. 28-vjeçari është një prej favoritëve për të fituar Topin e…

Sport

02/12/2013 18:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka theksuar se do të refuzonte mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi për shkak se në skuadër ka Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të deritashme këtë edicion për klubin dhe Kombëtaren.

28-vjeçari është një prej favoritëve për të fituar Topin e Artë dhe Ancelotti ka theksuar se do ta përforconte skuadrën në pozita tjera në vend se të sillte argjentinasin në Santiago Bernabeu.

“Nëse do të mund ta transferoja një futbollist për Real Madridin, ai nuk do të ishte Messi. Do të sillja dikë në ndonjë pozitë tjetër”, deklaroi Ancelotti për transmetuesin italian Radio Capital.

“Ne kemi Cristianon, kujt i duhet Messi? Zoti e krijoi Ronaldon si dhuratë speciale”, shtoi italiani.