Messi ‘jashtëtokësori’ – Shikoni çfarë ka arritur me golin e shënuar ndaj Valladolid

Lionel Messi është regjistruar në listën e golashënuesve në ndeshjen që Barca aktualisht po e luan kundër Valladolid.

Sport

16/02/2019 22:00

Rezultati aktual është 1:0, me golin e realizuar nga argjentinasi Messi, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Përveç që ky gol ka vlerën e tij për epërsinë e skuadrës, në statistikat e numrit 10 të Barcës ka një peshë pakëz më të madhe.

Sipas statistikave të ‘OPTA’, Lionel Messi ka shënuar 30+ gola në secilin nga 11 sezonet e fundit me Barcelonën, (në të gjitha kompeticionet), transmeton lajmi.net.

Messi këtë edicion është në top formë dhe është në rrugë të mirë për të fituar Topin e Artë.

Ai është liderë edhe në listën e golashënuesve në La Liga, ku me gjasë nuk do të ketë konkurrencë deri në fund të edicionit. /Lajmi.net/