Messi: Ja çfarë më tha Rijkaard për rastin e humbur në debutim te Barcelona

Lionel Messi së fundi ka përkujtuar debutimin e tij te skuadra e parë e Barcelonës.

Sport

17/11/2018 15:52

Ishte trajneri Frank Rijkaard që në vitin 2003, vendosi të inkuadronte në miqësoren ndaj Portos një 16 vjeçar me emrin Lionel Messi, i panjohur deri atëherë për tifozët.

Sot pesë herë fituesit të Topit të Artë ju nevojitën pak minuta për të vënë në pah talentin e tij të madh.

Një moment interesant nga kjo ndeshje, ishte mundësia e artë që lëshoi Messi për të shënuar gol që në debutim, por argjentinasi nuk kishte arritur të vërente një dalje të gabuar të portierit.

31 vjeçari pas shumë vitesh ka kujtuar se çfarë i kishte thënë Rijkaard për lëshimin e asaj mundësie për të shënuar.

“Rijkaard erdhi te unë pas ndeshjes dhe më tha se humba një mundësi”, ka thënë Messi për Barca TV./Lajmi.net/