Messi: Ja çfarë do të bëjë Arsenali në Camp Nou

Lionel Messi nuk beson se Arsenali është dorëzuar dhe do të luajë në Camp Nou në kërkim të përmbysjes së disavantazhit prej dy golash.

Sport

24/02/2016 08:41

Lionel Messi nuk beson se Barcelona është kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër fitores 2:0 në udhëtim ndaj Arsenalit.

“E dinim se fizikisht janë mirë”, deklaroi Messi pas ndeshjes, përcjell “Lajmi.net”.

“Kemi luajtur një futboll që na pëlqen, i kemi gjetur golat”, shtoi ai.

“Por, nuk ndihemi të kualifikuar, e njohim Arsenalin dhe atë se çfarë do të mundohen të bëjnë në Camp Nou”, theksoi argjentinasi.