Messi ia bën ‘bajat’ golat Ronaldos (FOTO)

Cristiano Ronaldo është larg prapa Lionel Messit në renditjen e golashënuesve të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/12/2016 11:03

Cristiano Ronaldo nuk ka qenë në formën e tij më të mirë gjatë fazës së grupeve të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Real Madridit shënoi vetëm dy gola, bilanci i tij më i dobët me “Los Blancos”.

Për më tepër ai është larg prapa rivalit nga Barcelona, Lionel Messi që udhëheq me plot 10 gola, shkruan “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Pas argjentinasit renditen Edinson Cavani me 6, Robert Lewandowski me 5, Marco Reus me 4, Arda Turan me 4, Pierre Emerick Aubameyang me 4, Dries Mertens me 4, Riyad Mahrez me 4 dhe Karim Benzema e Mesut Ozil po ashtu nga 4 gola.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.