Messi i ka thyer të gjitha rekordet, e meriton Topin e Artë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, lavdëron sulmuesin Lionel Messi dhe thotë se ylli argjentinas e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Sport

11/12/2014 21:15

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka shprehur mbështetjen e tij për sulmuesin Lionel Messi në garë për Topin e Artë.

Ylli argjentinas është në mesin e tre finalistëve së bashku me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Por, Bartomeu nuk ka dyshime dhe thotë se Messi meriton të shpallet më i miri.

“Leo është duke kaluar një periudhë të mirë. Këtë vit ka thyer rekorde të ndryshme duke u bërë golashënuesi më i mirë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Bartomeu për mediat spanjolle.

“Është futbollisti më i mirë në histori të futbollit. Do të na pëlqente që ta fitojë Topin e Artë këtë vit. Nuk mund të votoj, por nëse do të kisha të drejtë, do ta votoja”, u shpreh ai.