Messi humb një person shumë të dashur

Lionel Messi ka humbur një person shumë të dashur.

Sport

24/02/2018 19:03

‘Marca’ shkruan se Messi dhe familja e tij kanë qenë në zi ditën e shtunë, për vdekjen e gjyshit të lojtarit, nga ana e nënës së tij.

Gjyshi i Messit, Antonio Cuccitini, ka ndërruar jetë në spital, ku ishte dërguar i sëmurë.

Ai ishte 80 vjeç.

Të dy gjyshërit nga ana e nënës, kanë qenë shumë të rëndësishëm në gjitha fazat e karrierës për Messin, sidomos në fillim të karrierës në Argjentinë.

Messi sonte ka mundësinë të nderojë gjyshin e tij në ndeshjen që Barcelona e zhvillon në ‘Camp Nou’ ndaj Gironas./Lajmi.net/