Messi ‘godet’ Ronaldon me këtë deklaratë

Leo Messi ka thënë se miqësia mes tij dhe Suarezit e Neymarit, ua mundëson atyre të luajnë aq mirë futboll.

Sport

24/02/2016 16:15

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo kishte deklaruar se miqësia jashtë fushës me bashkëlojtarët, nuk ndihmon në rezultatet pozitive të skuadrës, duke aluduar në marrëdhëniet e mira që ka treshja e sulmit të Barcelonës, Messi – Suarez – Neymar.

Mirëpo, lidhur me këtë deklaratë të portugezit ka reaguar Leo Messi.

Argjentinasi ka thënë se pikërisht të qenit miq u ndihmon atij dhe bashkëlojtarëve që të luajnë sa më mirë.

“Neymar ma posoi topin (te goli i parë ndaj Arsenalit) dhe unë ia dola të shënojë. Është e mrekullueshme të luashë me keta bashkëlojtarë. Kalojmë shumë mirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Realisht jemi miq dhe kjo është e rëndësishme për t’i luajtur ndeshjet në këtë mënyrë”, u  shpreh Messi.