Zyrtare: Messi i futsallit, bashkëlojtar me futbollistin kosovar

Lajmi i fundit që vjen nga Krocia ka të bëjë me një investim të madh që do të bëjë Dinamo Zagreb.

Sport

07/04/2016 17:52

Skuadra e futsallit në futbollin kroat, Nacional Zagreb do ta transferojë futbollistin më të mirë në botë në futbollin e sallave, portugezin Ricardinho.

Futbollisti 30 vjeçar aktualisht luan tek skuadra spanjolle, Inter Movistar ndërsa kalimi te Nacional thuhet se është punë e kryer. Ricardinho do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare ku do të përfitojë dy milionë euro në vit.

Kjo do të jetë paga më e lartë në histori të futsallit ndërsa transferimi i Ricardinhos do të bëhet për rekord parashë. Ricardinho në dy vitet e fundit ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në botë, raporton Indeksonline. Pjesë e Nacionalit është edhe Korab Morina, lojtar nga Kosova, por që ka nënshtetësi kroate.