Messi, fotografia e vitit 2014

Lionel Messi gjendet në fotografinë më të mirë për vitin 2014, në kategorinë e sportit.

Sport

12/02/2015 12:33

Fotografia e Lionel Messit duke shikuar nga afërsia trofeun e Kampionatit botëror është shpallur më e mira e realizuar gjatë vitit 2014.

Ylli argjentinas humbi nga Gjermania në finalen e garës në Brazil, dhe pasi kishte marrë medaljen e argjendtë, kaloi pranë trofeut të shumëdëshiruar, duke ia hedhur një shikim.

Dhe, fotografia e realizuar nga kinezi Bao Tailang, është zgjedhur si më e mira e vitit të shkuar, duke fituar çmimin “World Press Photo” në kategorinë e sportit.